Prej më shumë se 40 ditësh vendi është në shtetrrethim dhe mërzia është ulur këmbëkryq mes qytetarëve, por në kryeqytet për ta thyer sadopak këtë monotoni ka menduar banda frymore e qytetit, e cila ka luajtur disa pjesë orkestrale.

E nisur nga rruga e Durrësit ajo ka përshkruar disa rrugë të tjera, teksa luante muzike, për të treguar se kjo është një gjë e përkohshme dhe jeta me shumë ngjyra do të rikthehet se shpejti.Kjo duket si diçka e goditur nga organizatorët duke patur parasysh që nga e premtja në orën 17:30 dhe deri të hënën në orën 05:00 çdo qytetar duhet të qëndrojë në shtëpi.