“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë situata e pandemisë”. Kështu deklaron kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ndër të tjera thekson se në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme, aktiviteti në sektorin bujqësor vijon.

Përmes një postimi në “Facebook”, socialisti pohon se prodhimet bujqësore shqiptare po shënojnë rritje, ndërsa i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të konsumojnë sa më shumë produktet ‘Made in Albania’.

Balla thotë se sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore, krahasuar me marsin 2019.

MESAZHI I BALLËS

?PRODHIMET BUJQËSORE SHQIPTARE SHËNOJNË RRITJE

P? KONSUMONI SA MË SHUMË PRODHIME “Made in ALBANIA”?????

? MIRËNJOHJE BUJQËVE SHQIPTARË QË VIJOJNË PUNËN, SIGURISHT DUKE RESPEKTUAR RREGULLAT E DOMOSDOSHME.

Në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Disa prej bujqve pyesin të shqetësuar për garancinë e shitjes së prodhimeve të tyre, duke e lidhur me kohëzgjatjen e pandemisë. Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë situata e pandemisë. Deri më tani jemi në raporte shumë të mirë për sektorin agro-ushqimor në tërësi ndonëse ka çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara.

(BalkanWeb)