Ka shkruar në 649 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca. Ky i fundit tha se janë evidentuar 3.148 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga COVID në 30.217.

Ndërkohë, 1.326 pacientë kanë lënë spitalin, ndërsa po trajtohen 1.415 pacientë.

“Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, -tha Koca.