Ne të gjithë e njohim Antonio Cassano. Ai është dikush që pëlqen të thotë atë që mendon, pa e “kafshuar gjuhën”. Tani nuk luan më futboll, por aspiron të punojë si drejtor sportiv. Gjatë një Instagram-i të drejtpërdrejtë me Pierluigi Pardo, “Fantantonio” dha mendimin e tij për situatën e Lautaro Martinez, i kërkuar nga Barcelona, që mund t’i mbulonte zikaltrit me ar:
“Lautaro është shumë i fortë, por unë do ta shisja. Interi e bleu për 20 milionë euro dhe mund ta shesë tashmë për më shumë se 100 milionë. Ose, mbase përfiton 70-80 milionë euro, plus kartonin e Arthur. Po të isha unë do të vija bast për Cavani, të cilit është gati t’i skadojë kontrata në Paris dhe për lojën e Conte do të ishte sulmuesi perfekt.

Përveç kësaj do të ketë para të tjera nga shitja e Icardi dhe me to do të trokisja tek Arsenali për të marrë Lacazette. Lautaro do të bëhet edhe më i fortë, por unë do të thoja ishte kënaqësi që e patëm në skuadër dhe e shitëm kaq shtrenjtë”.

Një çertifikatë e shkëlqyer vlerësimi edhe për Ronaldon brazilian, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes te Real Madridi: “Unë gjithmonë i them gjërat ashtu siç janë dhe kjo më bën të përfundoj në gazeta. Ndodhi kështu edhe para pak ditësh, kur zgjodha më të mirin, duke nominuar njërin nga Ronaldot, “Fenomenin”.

Ai pothuajse fitoi një titull me Interin, ishte si i ardhur nga jashtë kësaj bote. Në vitin 2001 ishte i vendosur dhe u rimëkëmb nga dëmtimi i rëndë në mënyrë të pabesueshme, duke fituar Kupën e Botës dhe shënuar 8 gola”.