Ka katër aspekte të parandalimit të pandemisë, sipas Lee Hannah, shkencëtarit të vjetër të “Conservation International”. Tre prej tyre bëjnë shumë sens në situatën aktuale të emergjencës: 1) Grumbulloni rezerva me maska dhe respiratorë, 2) Kini infrastrukturën për testime gati dhe 3) Ndaloni tregtimin e kafshëve dhe gjallesave të egra duke përfshrirë këtu mbylljen e tregjeve të hapura të kafshëve ku Covid-19 mendohet që të ketë nisur.

Rekomandimi i tij i katërt është njëkohësisht më madhështori dhe ai që për momentin ka më pak sens të diskutohet në këto momente emergjence: “Kujdesuni për natyrën”.

Sulmi i rëndë i bërë ndaj ekosistemit ka lejuar covid-19 të kalojë nga kafshët tek njerëzit. Biodiversiteti i cili është shëndeti i tërë ekosistemit mund të frenojë patogjenët përpara se ato të lejnë botën e egër për te njerëzit. “Ne duhet që t’iu themi njerëzve tani që ka një seri të gjërave që ne duhet që të bëjmë sapo ta leme pas këtë kaos natyror që kemi katandisur e të sigurohemi që kjo gjë kurrë mos të ndodhë më” shprehet Hannah.

Roli i biodiversitetit në parandalimin e sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme ka marrë vëmëndje të madhe së fundmi. Në një artikull mbi biodiversitetin dhe shëndetin e njerëzve nga Kombet e Bashkuara (United Nations), shkencëtarët shkruajnë “se një studim me qasje ekologjike ndaj sëmundjes krahasuar me atë simplicisten ‘një bakter, një sëmundje’ do të mund të na japë një kuptim më të pasur mbi përfundimet që na vijnë nga sëmundjet”. Kërkimet e fundit i kanë dhënë shumë mbështetje idesë se mbrojtja e biodiversitetit në një pjesë të botës mund të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve të reja dhe kapërcimin e tyre në botën e njerëzve.

Pjesërisht është një lojë numrash. Jo të gjitha speciet në një komunitet janë njëllojshmërisht të prekshme nga një sëmundje specifike dhe jo të tëra janë në mënyrë të barabarta transmetuese efiçente. Por, në ekosisteme diverse dhe të mirë-ndara nga habitatet e njerëzve probabiliteti ulet që viruset të transmetohen te njerëzit.

Teksa njerëzit thyejnë barrierat mbrojtëse të habitateve të ndryshme atëherë mundësia e përhapjes së viruseve të reja me origjinë nga gjallesat e egra rritet. Ekosistemet e goditura zakonisht humbasin si fillim predatorët më të mëdhenj dhe ajo çfarë lihet pas janë gjallesat e vogla të cilat jetojnë për kohë të gjatë e kanë mundësinë të riprodhohen në numa të mëdhenj e kjo duke sjellë mundësinë e tyre të paturit të një sistemi imunitar më rezistentë ndaj viruseve. Ndërkohë mos patja e një rezistence midis këtyre patogjenëve dhe njerëzve bën që këta të fundit të jenë më të riskuar.

Risku i kalimit të viruseve nga bota e egër tek njerëzit rritet me rritjen e kontaktit midis tyre, sipas një kërkimi të publikuar të martën nga një ekip kërkuesish të udhëhequr nga Christine Kreuder Johnson e “One Health Institute” e Universitetit të Kalifornisë. Rreth gjysma e sëmundjeve të reja që kanë kapërcyer nga kafshët tek njerëzit (të quajtura ndryshe zoonotic pathogens) pas 1940 burojnë si rezultat i ndryshimeve të përdorimit të tokave psh në agrikulturë apo për gjuetinë e kafshëve të egra. SARS-i, Ebola, Nili Perëndimor (West Nile), MERS-i janë disa prej viruseve që kanë ardhur si rezultat i këtyre faktorëve viruse të këtillë shumë të rrezikshëm për njerëzit me origjinë nga gjitarët mendohen të jenë rreth 10,000.

“Ne jemi duke u ngatërruar me sistemet natyrore në mënyra të atilla që i bëjnë këta të fundit shumë më të rrezikshëm se çdo të ishin”, shprehet Richard Ostfeld, ekologjist i sëmundjeve në Institutin Cary të Studimeve të Ekosisttemit. “Humbja e biodiversitetit është një prej tyre dhe ndryshimi klimaterik është tjetri.”

Një strategji afat-gjate mund t’i ndihmojë vendet që t’i shohin më mirë benefitet e rishikimit të përdorimit të burimeve. “Të ardhurat nga prerja e pyejeve janë shumë të larta por dhe kostoja në sistemin shëndetësor është e madhe pasi ti mund të marrësh sëmundje si malaria. Dhe siç po e shohim tani është më e shpenzueshme të merresh me patogjenët zoonotic (zoonotic pathogen janë patogjenë që transmetohen te njerëzit por prejardhjen e kanë nga kafshët)”, shprehet William Karesh zëvëndës president i një qëndreje kërkimore jo-fitimprurëse EcoHealth Alliance.

Pavarësisht viteve intensive të punës nga qveritë dhe OJF-të duket se vendimet e kompanive në zbutjen e humbjeve të habitateve nuk po mjaftojnë. Shumë kompani gjigande janë zotuar për ndalimin e shpyllëzimeve, i cili përbën një prej humbjeve më të mëdha të biodiversiteteve përmes iniciativave si “Consumer Goods Forum”, “Banking Environment Initiative, dhe “Soft Commodities Compact” por duket se të tëra lëjnë shumë për të dëshiruar në rezultatet e tyre, sipas një studimi nga rrjeti për mbrojtjen e pyjeve “Rainforest Action Network”.

Në shkurt Hannah dhe kolegët e saj anoncuan zbulimet e efekteve që do të vinin nëse objektivat e vëna mbi ngrohjen globale dhe ruajtjes së gjallesave të egra do të arriheshin. Duke përdorur të dhënat e 290,000 specieve ata ishin në gjendje të bënin një lloj projeksion dhe të shihnin se ku ekosistemet mund të shpëtoheshin nga shfarrosja totale nëse vendet ruanin 30% të habitateve të tyre natyrore dhe arrinin limitet e vëna nga kombet e bashkuara mbi ngrohjen globale. Dhe sipas zbulimeve të tyre nëse objektivat arriheshin humbjet e biodiversitetit mund të përgjysmohen.

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet që të realizojë progres. Konventa e Diversitetit Biologjik është një përpjekje e përbashkët e 196 kombeve për të mbrojtur larmishmërinë e gjallesave, për të mundësuar përdorimin e resureseve natyrore në mënyrë të qëndrueshme dhe ndarjen e benefiteve që na vijnë nga mjedisi me njerëzit (ShBA dhe Vatikani nuk janë anëtarë). Faza tjetër e paktit të biodiversitetit, që momentalisht është në draft propozon që të paktën 30% e tokës dhe oqeaneve të mbrohet. Nëse qeveritë botërore arrijnë për ta mbajtur këtë qëllim atëherë kombet dhe shoqëritë e shkencëtarëve duhet që të gjejnë se cili 30 përqindësh është më i rëndësishmi për t’u mbrojtur dhe si të veprohet.

Por mënyra se si këto zona vendosen për t’u ruajtur sot rrallë reflekton idealin shkencor e mbrojtjes së biodiversitetit. Duke parë zonat e mbrojtura ekzistuese një studim në revistën shkencore “Nature” muajin e kaluar gjeti se 90% e hapësirës së konservuar dështon në dhënien e zogjve, amfibëve dhe gjitarëve gamën e plotë të konditave mjedisore (në anglisht environmental conditions ky term nënkupton prezencën e materialeve të rrezikshme në nivele që nuk kalojnë kifijtë e vënë nga ligjet mbi mbrojtjen mjediseve) përgjatë habitateve të tyre.

“Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë nëse objektivat mbi mbrojtjen e natyrës do të ishin respektuar si dhe mundësia e transmetimeve të sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit do të kishte qënë shumë më e vogël”, shprehet Hannah. (Bloomberg)