Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se epidemia Covid-19 mund të quhet e tejkaluar, kur për 1 muaj mos të ketë asnjë rast të ri.

I pyetur nëse ka rrezik kur qytetarët marrin kafe te furrat e bukës, ai u shpreh se nëse respektohet distanca nuk përbën problem.

“Nëse një qytetar shkon brenda fashës që ka caktuar qeveria blen bukën merr edhe kafen dhe ikën në shtëpi duke ruajtur distancën nuk ka asgjë të keqe, por nëse merr kafen dhe ulet brenda fashës dhe bën disa minuta muhabet kjo është e rrezikshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre. Prandaj u këshilloj qytetarët“, tha ai për Report Tv.

Ditët e fundit në shumë furra në kryeqytet, qytetarë të ndryshëm janë parë teksa mbajnë radhën për të blerë kafe.