A e parandalon klorokuina koronavirusin? Për t’iu përgjigjur pyetjes, Universiteti i Oksfordit është gati të fillojë një maksi eksperiment me 40,000 pjesëmarrës në Azi, Europë dhe Afrikë. Testi nuk do të përpiqet t’i përgjigjet vetëm pyetjes nëse klorokuina trajton Covid-19. Qëllimi i saj është gjithashtu të kuptojë nëse ka efekt profilaksie, që do të thonë nëse ilaçi merret para ekspozimit ndaj koronavirusit, a mundet që ne të jemi të garantuar se nuk do të infektohemi.

Vullnetarët që do t’i nënshtrohen testit nuk do zgjidhen rastësisht: ata janë personel i kujdesit shëndetësor që janë në kontakt të ngushtë me pacientët infektues.

Tashmë në disa reparte të kujdesit intensive në Itali ku trajtohet pacientët me Covid-19, klorokuina merret nga mjekët dhe infermierët me shpresën se do të parandalojë infekstimin e tyre.

Rezultatet e mega-testit nuk do të jenë të menjëhershme. Bëhet fjalë për një vit, sipas të gjitha gjasave në pranverën e vitit 2021.

Eksperimentimi i Oksfordit ka atë që duhet për të na dhënë një përgjigje përfundimtare ose pothuajse përfundimtare mbi efektivitetin e këtij ilaçi i cili – edhe për shkak të Donald Trump dhe Bolsonaro, përfundoi në faqet e para të mediave dhe ndezi një garë të shfrenuar se kush e kush do grumbullonte sasira të mëdha.

Stoqet e ilaçit anti-malarie të përdorura edhe kundër koronavirusit SARS ndërkohë janë duke u rralluar.