Minsitri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për sezonin turistik në Shqipëri.

Në një intervistë për EuroNews, Klosi tha se turizmi në Shqipëri do të jetë sektori i parë që do të injektojë para në ekonomi.

Më tej ai shtoi se sezoni në vend do të hapet më herët se vendet e tjera të rajonit dhe kjo do të jetë dhe një datë si fundi i pandemisë së koronavirusit.

“E vetmja gjë që dihet me siguri është se pushimet këtë vit nuk do të jenë si vitet e tjera, por do të jenë gjithsesi pushime.

Vera do të shënojë rihapjen e gjithë jetës sociale të vendit dhe kjo do të shoqërohet me masa më të larta sa i përket higjienës dhe distancimit social, por turizmi do të jetë injeksioni i parë që do të hyjë në ekonomi, edhe me para të ardhura nga jashtë, por edhe brenda.

Virusi po kontrollohet për momentin shumë më mirë se më përpara. Kemi lajme të mira për gjetjen e kurës dhe vaksinës, ndaj duhet të fillojmë të mendojmë se fundi i muajit maj do të ketë shumë më tepër lehtësira sa i përket sektorit të turizmit”, tha Klosi.