Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dhënë sot një mesazh me rastin e 50 vjetorit të Ditës së Tokës.

“Sot, të gjitha shtetet e Planetit, për të pesëdhjetin vit rresht, kremtojnë Ditën e Tokës. Kjo ditë është një ditë reflektimi për të 7.7 miliardë banorët e Planetit. Në këtë ditë duhet të realizojmë se Toka, nuk është thjesht njeri prej faktorëve të prodhimit, por kusht i mirëqenies dhe shëndetit tone”, tha Ruçi.

“Toka nuk është vetëm fabrika që prodhon të mirat materiale, por shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Ky mësim ka më shumë vlerë sot, në kushtet kur njerëzimi në të gjithë Planetin po lufton për t’u mbrojtur kundër pandemisë”, është shprehur Ruçi.

“Një planet i pastër është premisë kundër pandemive. Sot është dita të reflektojmë për të plotësuar ligjet tona, t’i bëjmë ato më të mira për mbrojtjen e 28 mijë km të bekuara të Republikës. Të edukohemi nëpërmjet ligjeve dhe të vetedukohemi nëpërmjet vetëdijes se duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.”, shprehet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e 50 vjetorit të Ditës së Tokës.