Të tjera ndihma vijnë për Shqipërinë për t’u përballur me pandeminë e COVID-19.Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka pritur në Rinas mbi 5 mijë kite testesh të ardhura nga Kina.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding.Së bashku me 5 mijë kitet e testeve kanë mbërritur edhe veshje mbrojtëse 5000 copë, maska mbrojtëse 10 mijë copë, syze mjekësore 5 mijë copë, doreza kirurgjikale 10 mijë cope dhe maska kirurgjikale 20 mijë copë.Numri total i të prekurve në vend me COVID-19 ka shkuar në 712.