Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Xhana, humbën jetën me datë 26 janar në një aksident tragjik me helikopter. Humbja e tyre la një boshkllëk të madh në mbarë botën por sidomos te familjarët.

Bashkëshortja e Kobit, Vanesa ka publikuar shpesh foto me të dhe vajzën e tyre të ndjerë, gjithmonë duke i kujtuar me dashuri dhe mall. E shtuna e 18 Prillit do kishte shënuar për çiftin 19 vjetorin e martesës dhe Vanesa ka bërë një postim prekës në rrjete sociale.Ajo ka publikuar një foto krah bashkëshortit të ndjerë dhe i uron 19 vjetorin e martesës. Në foton në fjalë, e cila duket se është shkrepur vite më parë, dyshja shihen të përqafuar teksa Kobi po i dhuron një të puthur Vanessës.

“Mbreti im, zemra ime, shoku im i ngushtë. Gëzuar 19 vjetorin e martesës zemër! Më mungon kaq shumë! Do doja të ishe këtu që të më shtrëngoje në krahët e tu. Të dua”, shkruan Vanessa.