Gati 100 ditë pas zbulimit të rastit të parë të koronavirusit, pandemia u ka marrë jetën shumë se 100 mijë njerëzve në mbare globin. Bilanci tragjik udhëhiqet nga Italia dhe ShBA-ja ndërkohë që ndikimi ekonomik nga kriza vazhdon të rritet. Universiteti Johns Hopkins njofton sot se numri i të infektuarve arriti në 1.65 milion të prekur në mbarë botën.

Numri i viktimave të raportuara në SHBA nga koronavirus arrit sot në 17.925, duke u radhitur e dyta në botë pas Italisë, ku ka 18.849 të vdekur, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave në Spanjë është 15.970.

Ndërkohë, numri zyrtar i të prekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkon në gati 500 mijë, megjithëse eskpertët thonë se numri aktual është shumë më i lartë, për shkak të mungesës së testimeve masive dhe ndryshimeve në standardet e raportimit.

Guvernatori i Neë York-ut, Andreë Cuomo tha se numri i viktimave në shtetin e tij kanë arritur në 7 mijë. Megjithatë, ai theksoi se numri i pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv kishte rënë.