Qyteti i Zyrihut akordon 100 mijë franga zvicerane për përballimin e paso jave të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. “Këshilli bashkiak i qytetit të Zyrihut i akordon shoqatës Terres des Homes një shumë prej 100.000 frangash zvicerane në zbatim të projekteve të saj në Shqipëri për përballimin e pa sojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019”, bën të ditur ambasada e Shqipërisë në Bernë. Ambasada thekson se, një rol të veçante në këtë vendimmarrje ka luajtur, Përparim Avdili, anëtar i këtij Këshilli, i cili ka lobuar dhe gjetur mbështetjen e tij.

Ambasada e Shqipërisë në Bernë shpreh mirënjohjen e veçantë për këshillin e qytetit të Zyrihut, dhe për Terres des Homes që zbaton projektet e ndihmës në Shqipëri. Një falënderim i veçantë edhe për, Përparim Avdili dhe kontributin e angazhimin e tij në realizimin e kësaj vendimmarrje.