Vinicius Junior është shprehur tejet i lumtur me golin dhe fitoren e Real Madridit kundër Barcelonës. ‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit. Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, për ta rrëmbyer kreun në La Liga me 56 pikë të grumbulluara, një më shumë se Barça. Vinicius Junior dhe Mariano shënuan për t’ia dhuruar fitoren Los Blancos. E keni pritur një ndeshje si kjo? “Po, sigurisht. Gjithmonë punoj shumë dhe e dija se do të vinte momenti ideal. Aksioni ishte i mirë me atë pasim të bukur të Kroos… Toni me dha një pasim të bukur, një aksion që gjithmonë e bëjmë edhe në stërvitje. Për fat të mirë shkoi mirë dhe munda të shënoj. E kërkova portën, por është e vërtetë se Pique e preku topin“.

Dhe tani çfarë? “Duhet të vazhdojmë kështu, të punojmë për ne, për tifozët, dhe faleminderit gjithë Bernabeut që na ndihmuan. Të gjithë e meritojnë këtë fitore. Do të vazhdojmë me punën dhe atë që Zidane na kërkon gjithmonë”. Çfarë të tha Mateu (gjyqtari)? “Ishte një lojtar duke folur me mua ndërsa ai më tha që të mos flas sepse kam karton”. Keni festuar duke kapur e prekur disa herë logon e klubit, pse? “Luaj në klubin më të mirë në botë, dhe gjithmonë dua që tifozët të jenë të lumtur. Jam shumë i lumtur, për gjithë punën këtë javë. Jam si një fëmijë tani, është ëndërr e çdo fëmije të shënojë në El CLasico. Sigurisht se nuk do ta harroj këtë natë”. Casemiro çfarë ju tha? “Në pjesën e parë kisha tre opsione për të shutuar ndërsa unë pasoja dhe ai më tha që të godasë më shumë portën”.