Një mesazh që frymëzon njerëzit të kujdesen më shumë për higjenën personale është parë në qiellin e Australisë.

Në Sidnej u pa një shkrim ‘Laj duart’, i cili besohet të jetë realizuar me anë të helikopterëve.

Përdoruesi i Twitter, Dugan regjistroi videon dhe e shpërndau në rrjete sociale, e cila u bë virale.

‘Një mesazh për Sidnejin! Lani duart, ju kafshë të ndyra’, tha ai.

Ndërsa komentuesit thonë që është një moment i bukur për të mësuar rëndësinë e jetës. Ndërkohë nuk është konfirmuar ende identiteti i personit që realizoi mesazhin spektakolar në qiell.

Deri tani, ka 375 raste të konfirmuara me koronavirus në Australi dhe 5 të infektuar.