Koronavirusi po përhapet masivisht në botë. ­Vende të ndryshme janë duke bërë të pamundurën që të frenojnë përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës, ndërsa Italia, Spanja dhe SHBA-të po regjistrojmë shifra të larta të të infektuarve.

Si pasojë e kësaj autoritetet e vendeve u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre që të shmangin më të keqen, duke bërë që qytetet me miliona banorë të shndërrohet në “qytete fantazmë”.

E këtë më së miri e dëshmon një video e realizuar nga ajri me dron që tregon rrugët e zbrazëta të qyteteve të botës, duke filluar nga Budapesti e deri të plazhet e bukura të Brazilit.