Italia është në kaos total, zonë e kuqe, dhe qindra të vdekur nga Koronavirus.

Situata nuk është aspak e qetë, të gjithë njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe çdo aktivitet sportiv, është ndaluar. Serie A dhe të gjitha kampionatet e tjera, janë shtyrë.

Fundjava pa futboll nuk ka sens, është një situatë me të cilën nuk jemi mësuar.

Sidomos pa Serie A, pasi populli shqiptar gjithmonë ka qenë i dashuruar me elitën e futbollit italian. Faqja zyrtare e Serie A, ka bërë një premtim me anë të një video-mesazhi.

Në faqen e tyre zyrtare, Serie A shkroi: “Do të përqafojmë sërish njëri-tjetrin. Gjithçka do të jetë në rregull”.

Poshtë këtij mesazhi, është një video, ku shihen të gjitha ekipet e Serie A duke u përqafuar. Fantastike!