Kryebashkiaku Erion Veliaj hipi vete sot në një nga autobotet që bëjnë dezinfektimin e rrugëve të Tiranës, per te inspektuar personalisht të gjithë procesin.

E duke lene menjane dallimet politike, Veliaj u kujdes që t’i kërkojë drejtuesit të botit, që të kryejë dezinfektimin e nevojshem edhe në rrugicën ku jeton Sali Berisha.
“Do më bësh një nder, do ma çosh dezinfektimin nga shoku Sali, se nuk e imagjinoj dot që mos ta dezinfektojmë rrugen e tij. Imagjino t’i ndodhi gjë Saliut dhe të thotë më vrau Lali Eri, do ishte e tmerrshme për ndërgjegjen time. Vetëm sigurohu që të dezinfektohet mirë kjo e Saliut”, tha Veliaj.

Menjëherë me pas, me kërkesë të kryebashkiakut, boti u drejtua edhe për në rrugicën ku ka apartamentin Lulzim Basha, edhe pse sikurse kreu demokrat e ka pohuar vetë për momentin, jeton në një vilë jashtë qendrës së Tiranës. “Aman edhe këtë pallatin e Lulit, të sigurohemi që edhe Luli edhe Saliu të jenë mirë. Luli, xhanëm, ka shkuar tek oligarkët, tek vilat në Lundër… se Luli e ka këtë të mirë që u bie oligarkëve, pastaj kap ndonjë shtëpi, kap ndonjë kat hoteli. Do vejë ndonjë gjobë të vogël, pastaj do kapi o një shtëpi o një gjë për kunatin, por të paktën këtë shtëpinë zyrtare e dezinfektuam”, u shpfeh Veliaj.