Faqja e njohur mbi turizmin “The Travel” ka sjellë në vëmendje Shqipërinë duke e krahasuar me Karaibet.

Përmes 20 fotove mahnitëse, media e ka krahasuar bregdetin shqiptar me Karaibet prej bukurisë së tyre.

LEXO EDHE:
Media spanjolle ‘El Pais’: Shqipëria, sekreti i fundit i Evropës
“Në majën jugore të gadishullit të larmishëm kulturor të Ballkanit shtrihet Shqipëria, një vend i panjohur për shumë udhëtarë kureshtarë.

Historia e saj e fundit si një vend i izoluar komunist që nuk i përkiste as Jugosllavisë dhe as Bashkimit Sovjetik e bën atë një destinacion jashtëzakonisht unik të udhëtimit që shumë nuk e konsiderojnë”, ka shkruar “The Travel”.

Shumë udhëtarë shkojnë në Greqi apo Itali në vend që të shkojnë në rivierën e mrekullueshme në Shqipëri.

“Bregdeti shqiptar është në të vërtetë kaq mahnitëse, me ujin më të pastër nga Mesdheu, që mund ta krahasonim lehtësisht me Karaibe”, është shkruar në artikull.

Më poshtë janë 20 fotot e mrekullueshme kryesisht të bregdetit shqiptar.