Kryeministri i vendit Edi Rama ishte sot në vizitë në banesën e re të rindërtuar të Ilir dhe të Besnik Kodrës, në Marikaj të Vorës.
Rama shprehet se shtëpia e re është rindërtuar, duke shtuar se qeveria ka menduar që në benesën e re, secila kurorë të ketë hapësirën e vet.
“Ne e thamë se të gjithë atyre që iu është she mbur shtëpia dhe aty ka pasur më shumë kurora, do iu jepen banesa aq sa kanë kurora. Këtu edhe shërbimet i keni më afër dhe jeni sistemuar besoj. Ne si qeveri jemi angazhuar dhe po punojmë për sistemin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.”, tha Rama.

Më herët, kreu i qeverisë Rama e kishte lajmëruar vizitën në këtë shtëpi të rindërtuar.
“Vorë, Marikaj – Në shtëpitë e reja të Ilir dhe Besnik Kodra.Pas tërmetit të shtatorit dy familjet që jetonin nën një çati mbetën në qiell të hapur.Nga sot dy kurorat do të jetojnë në ambjentet e tyre respektive dhe sigurisht në një strehë më të mirë e të sigurt rindërtuar nga e para, njëjtë si 15 shtëpitë e tjera ndërtuar në Vorë”, shkruante Rama.