Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me apliakcionin dhe kërkesën që duhet të bëjnë qytetarët për të dalë nga shtëpia e për të bërë pazarin.

Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se aplikacioni do vijojë të funskionojë nesër dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë me vëmendje njoftimet.

? O NJERËZ! APLIKACIONI PUNON DHE LEJA E DALJES DUHET NGA E HËNA, JO NESËR! PRANDAJ ME QETËSI E ME DURIM DHE PAK MË TË VËMENDSHËM KUR LEXONI E DËGJONI NJOFTIMET, SE TË GJITHË TEK E TEK NUK I SQAROJMË DOT!”, shprehet Rama.