Luis Suarez i ka nisur përgatitjet për t’u kthyer në fushën e lojës për Barcelonën, pas operimit në gju. Su lmuesi uruguaian e postoi një video në Instagram të mërkurën mbrëma, ku shihet duke vrapuar në palestër. Në parim, Suarez pritet të mungojë deri në muajin maj, por ai duhet të rikthehet më herët duke parë që tashmë ia ka nisur procesit të riaftësimit në palestër.

Rikthimi i hershëm i tij do të ishte lajm fantastik për trajnerin e Barcelonës, Quique Setien, i cili ka mun gesa të mëdha në s ulm, me Ousmane Dembelen po ashtu të lën duar. “Përqendrohu në të ardhmen”, shkroi Suarez në përshkrimin e videos së postuar në Instagram.