Në këto dite epidemie, shumica e njerëzve po qëndrojnë në shtëpi.

Ata që janë të detyruar të dalin, përdorin maska mbrojtëse. Madje mund të thuhet edhe se ky po kthehet në një trend mode, pasi shumë firma si Chanel apo Louis Vuitton kanë prodhuar versionet e tyre për to.Tuna ka postuar një foto të vjetër të sajën, ku ajo mban një maskë shumë-ngjyrëshe.“Ju thash,s’ma besojshit”, ishin fjalët e këngëtares sipër kësaj fotografie.

Duket se këngëtarja e ka parashikuar trendin që kohë më parë.