Nga Adriatik Doçi

Bën aheng, tol lovi dhe shenja të marra me duar para Presidencës, me rastin e firmosjes së një dekreti rutinë. Mbledh militantët e LSI dhe PD para Presidencës për t’u puthur me Fahri Balliun, me të cilin ka 30 vite që puthet në prapaskenë. Thërret Bashën në takim dhe i kërkon të informojë Monikën (gruan e vet) për gr ushtin e shtetit, thua se me Monën i ndan një kontinent dhe jo një shtrat. Ak uzon ndërkombëtarët si organizatë kriminale duke tundur flamurin amerikan. Mban fjalim kundër ko rrupsionit ndërkohë që nuk tregon financimin e tub imit ku po mban fjalim. Mban fjalim kundër korru psionit ndërkohë që ka deklaruar vilën me vlerë disa milionë euro në Gjirin e Lalzit, pallat në Laprakë, apartament 400 mijë euro dhe pasuri të tjera të paluajtshme, me vetëm dy paga shteti.

Kër cënon se do mësyjë Kuvendin, pra se do të bëjë një grusht shteti, në emër të shp artallimit të grushtit të shtetit që ekziston vetëm në kokën e tij.  Paralajmëron se do shpërndajë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë, duke pranuar se ka paskërka shke lur Kushtetutën deri më sot që nuk e ka shpërndarë, pasi Kuvendi ka një vit që nuk i ka 140 deputetë! Nëse Kuvendi qenkërka i paligjshëm dhe ai paskërka tagër për ta shpërndarë, si mund të caktohen afate për ushtrimin e kësaj të drejte? Ankohet për kapjen e Kushtetutës, duke qenë vetë protagonisti i kapjes së Kushtetueses, përmes dekretimeve të paligjshme të anëtarëve pa Veting, jashtë afatit, jashtë listës fituese dhe në një vend vakant të plotësuar. I dërgon letër Dvoranit që mos kualifikojë kandidat pa Veting për Kushtetuesen, ndërkohë që vetëm dekretoi dy anëtarë pa Veting, konkretisht Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin.

Kërkon si arbitër Venecian dhe kur Venecia sjell raport se ka tejkaluar kompetencat, si në rastin e tre dekreteve për një palë zgjedhje, akuzon Venecian si të përfshirë në lojërat e maxhorancës. Mbledh stafin e Presidencës dhe si 300 spartanët shkon në dyert e SPAK për të kal lëzuar Etilda Gjonajn si pu çiste, ndërkohë që kallë zimin mund ta dorëzonte një punonjës i Presidencës tek posta ose mund të bëhej direkt në faqen e SPAK, madje nga celulari. Ak uzon për grusht shteti kryeministrin, i cili ka 7 vite në pushtet, ndërkohë që grushti i shtetit bëhet për të marrë pushtetin dhe jo për të rrë zuar veten nga pushteti. Vajt on boshatisjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ai bashkë me Berishën i emëruan anëtarët besnikë në këto dy gjykata, të cilët sipas pas Vetingut rezultuan hajdutë dyqanesh në Itali, ushtarë të krimit dhe të korruptuar. Identifikon veten me Skënderbeun, i cili ishte kalorës i kris hterimit dhe jo kalorës i bllokut të pazareve. Shantazhon ambasadorin e BE me video rozë dhe në të njëjtën kohë kërkon hetimin e shan tazhuesit.