Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Shijakut kanë nisur aksionin humanitar ndaj pensionistëve që jetojnë vetëm, invalidëve, familjeve të varfra me qëllim që mos t’i mungojë asgjë sa i takon ushqimeve dhe medikamenteve.

Elton Arbana ka qenë vetë në terren duke shkuar te këto familje, për t’i dhënë forcë moshës së tretë që të bëjnë durim në këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalojmë, gjithashtu duke i këshilluar që të rrinë në shtëpi.
Ai e quan Shijakun si familjen e tij të madhe dhe vazhdimisht i qëndron pranë qytetarëve për t’i dhënë forcë dhe për të qenë të duruar në këtë luftë.

Ai shprehet mjaft i kënaqur për qytetarët shijakas që po zbatojnë të gjitha masat që ka marrë Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kujtojmë që Shijaku kaloi një situatë të vështirë pas dëmeve të tërmetit dhe kryebashkiaku Elton Arbana me forcë, këmbëngulje dhe vullnet ka punuar fort për t’ju gjendur pranë qytetarëve të Shijakut.
Kjo është një tjetër sfidë që po kalojmë, shprehet ai, për të cilën me durim dhe shpresë do ia dalim.