Susan Miller astrologia më e famshme dhe me më shumë ndjekës është futur sot live për herë të parë në Instagram.

Ajo thotë se gjatë këtyre ditëve ka studiuar dhe parë librat. Virusi sipas saj është fuqi e Plutonit dhe Jupiterit, të cilët takohen çdo 13 vjet, por jo gjithmonë mund te shkaktojnë viruse.

Shfaqet Susan Miller dhe ka lajme për pandeminë: E shkaktoi Plutoni me

“Jam përpjekur të shoh diçka të mirë sepse të lindurit në ditët kur takohet Plutoni dhe Jupiter janë të gjithë njerëz shume të suksesshëm. Si Bill Gates, Martha Stjuart, Britney Spears, e shumë emra të tjerë. Por në këtë rast është ndryshe.  Plutoni dhe Jupiteri janë bashkë që në muajin janar. Ata do të shkëputem në 26 maj për t’u ritakuar sërish në tetor dhe ikën pas 11 dhjetorit. Prandaj besoj që vera ku do kujtojmë se koronavirus iku dhe s’ka më pandemi do të jetë e përkohshme. Virusi do kthehet sërish dhe ky nuk është viti ku ne mund të bëjmë shumë jetë sociale në grupe. Më 5 korrik do të ketë një eklips. Eklipsi nënkupton ndryshime, por që nuk do të thotë që janë gjithmonë pozitive. Lidhur me pandeminë duhet që të jemi të sigurt për vendimet që do të merren”, tha Miller. TIranapost