Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu thotë se rreth 37 mijë refugjatë janë larguar nga Turqia përmes Edirnesë, duke pikësynuar Europën. Kjo, pasi krizës më të fundit prej luftimeve të ashpra në Idlib.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një ditë më parë se vendi kishte paralajmëruar se nuk do të jetë në gjendje të durojë valën e re të refugjatëve dhe do të duhet të hapë kufijtë.“Çfarë thamë disa muaj më parë? Thamë se do të duhej të hapnim kufirin nëse kriza vazhdon. Ata u mërzitën dhe nuk na besuan. Çfarë bëmë dje? Ne e hapëm atë,” tha Erdogan.Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet që i ka dhënë Turqisë në lidhje me krizën e refugjatëve.