Kryeministri Edi Rama deklaroi se 28 vjeçari dhe i ati i tij të infektuar me korona virus erdhën me makinë personale nga Firence në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.“Pesoant e prekur me koronavirus erdhën me makinën e tyre personale, ërmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut nuk ka këtu asnjë dallim shtrese, moshe e kështu me radhë, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku ky virus prek më rrezikshëm, kush janë hallkat e dobëta, dhe si të gjithë së bashku të bëjmë të ruajmë njëri-tjetrin dhe të dalim edhe nga kjo situatë me vetëpërmbajtje dhe një angazhim ku secili bën punën e vet.Janë disa këshilla shumë të thjeshta, që duhen ndjekur, që nga shmangia e kontakteve të afërta kur janë të evitueshme, tek dezinfektimi i duarve, larja e shpeshtë e duarve pas kontaktit, tek vetëkarantinimi në rast se vjen nga një zonë që është prekur, dhe tek vendosja e një filtri individual në raport me informacionin. Asnjë panik, asnjë ekzagjerim në emocione negative. Kujdes, qetësi, vetëpërmbajtje.” – tha Rama.