Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë. Rama ka prezantuar projektin e Qendrës shkencore të Biosimulimit Klinik, e cila do të ndërtohet së shpejti dhe do t’iu vijë në ndihmë pedagogëve dhe studentëve të mjekësisë.

“MIRËMËNGJES, ja projekti i Qendrës shkencore të Biosimulimit Klinik, që do të ndërtojmë së shpejti në hapësirën e Qendrës Spitalore Universitare për studentët e pedagogët e mjekësisë, një shembull kuptimplotë i angazhimit tonë në kuadër të Paktit për Universitetin. Kalofshi një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.