Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë telefonat false në numrat e urgjencës, nëse nuk kanë një problem konkret.

Me një lidhje live në facebook, Rama e konsideroi të pajustifikueshme që disa marrin urgjencën thjeshtë për të provuar shërbimin, duke shtuar se nuk është koha për shaka.

Po ashtu, kreu i qeverisë i bëri thirrje edhe komentuesve në facebook, ndërsa i tha të mos ankohen për problematika që nuk i përkasin atyre dhe të lenë institucionet të merren me to.

“Mjaft më, nga njëra anë me internet e ajfon dhe nga ana tjetër po vdesim për bukë. Jemi në luftë, luftë reale që ka futur të gjitha shtet e botës në shtëpi”, tha mes të tjerash Rama.

“E turpshme të thonë që e provova, bëra një test për qejf. E pajustifikueshme që të gjithë njerëzit që telefonojnë, të ndeshen me përgjigjet e tipi, është kohë dreke, po fle gjumë, a nuk ju ka treguar kryeministri kur është orari i drekës, apo sa të bukur e paske zërin.

Ju lutem, nuk është koha për këto, lërini vend atyre që kanë nevojë dhe mos përmbysnin as Facebook as komentet me halle kolektive, kur nuk jeni në atë hall, n ai lini ne që t’i zgjidhim sepse është një mbingarkesë e një natyre të jashtëzakonshme.

Mjaft më, nga njëra anë me internet e ajfon dhe nga ana tjetër po vdesim për bukë. Jemi në luftë, luftë reale që ka futur të gjitha shtet e botës në shtëpi.

Nuk është bërë deti kosë, luftërat nuk vijnë që ne të vazhdojmë jetën normalisht, nuk vijën që të jetojmë, por të mbijetojmë, duke garantuar mbijetesën me të gjitha mjete në dispozicion.

Nuk jemi, dhe asnjë shtet nuk është në pozitën që ta zbrazi arkën e shtetit në një muaj dhe pastaj të përfundojmë në një han të zi”, tha Rama.