Kryeministri Edi Rama reagoi pasi deputeti Alimadhi bëri publik faktin që ai kishte rezultuar me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Alimadhi shkruante se nuk kishte marrë shërbimin e duhur, ndërsa i bënte thirrje Ramës t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve.

Rama i uron shëndet Alimadhit, ndërsa shkruan se e mirëkupton për fjalët e tepërta.

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët”, shkruan Rama.