Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të legalizohen të gjitha shtëpitë në fshat, ndërsa shtoi se do të rishikohet titulli i pronësisë për banesat në zonat urbane.”Do marr titull pronësie kush bie dakord për të kalimin e pronës. Ky ligj ka dhe diçka shumë të rëndësishme se gjithë katrahura për të marrë një letër , marrin fund. Krijohet një sistem i integruar që funsksioni si një sistem dhe qytetari ka të bëjë vetëm me një adresë që është Kadastra Shtetërore. Legalizimet nuk do të bëhen në zonat urbane duke shkelur ligjin sepse nuk mund të bëjmë pronarë njerëz që thonë nesër më shpronëso sepse do bësh shkollën. Do legalizojmë çdo shtëpi banimi në fshat. Kjo do të thotë ekonomi për këto kategori njerëzish që presin të legalizohet toka e tyre në bregdet që i jepen lloj lloj llumi që vijnë nga ajo prurja “Liri-Demokraci”. Ju jetoni nëpër këngët, vallet dhe prurjet që vijnë nga larg kur iu mori me vete ai nuk kishte lidhje me lirinë dhe demokracinë. Jemi shumë të prirur të dëgjoj dhe të reflektojmë kur ka disktutim”, tha Rama.