“Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet”. Ishin këto fjalë të çmuara nga Gabriel Garcia Marquez që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe fjalë të mençura nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale.