Kryeministri Edi Rama i bëri apel mediave dhe qytetarëve që kanë akses në rrjetet sociale të mos abuzojnë por të ndërgjegjësohen për të luftuar së bashku koronavirusin.

“Në këtë moment kur jemi ende në fillimin e kësaj lufte me armikun që ka hyrë në territorin e vendit tonë, vazhdoj të ftoj të gjitha mediat, të gjithë ata që kanë mundësinë të përdorin mikrofonin, që kanë ndjekësit e tyre aty ku postojnë opinione apo mendime të tyret, që të mos abuzojnë, të ndërgjegjësohen, se kjo nuk është një nga ato betejat e radhës. Kjo është një luftë që e kemi ne në dorë, me sjelljen tonë, me angazhimin tonë, me zbatimin e këshillave në dukej krejt elementare, por thelbësore, që ta bëjmë një luftë me dëme më të vogla, sesa dëmet që vijnë nga një luftë ku ne sillemi në mënyrë të papërgjegjshme dhe bëjmë sfida pa lidhje me armikun që kemi përballë dhe që mund të na hyjë në trup”, u shpreh kryeministri.