Dybala-Lukaku, shkëmbimi ishte afër të ndodhte, por argjentinasi nuk deshi të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, dhe kështu Lukaku kaloi te Interi.

Megjithatë tani që kanë kaluar disa muaj, menaxheri i Lukakut, Federico Pastorello zbulon se sulmuesi belg ishte vetëm një hap pranë transferimit te Juventusi dhe se marrëveshja dështoi në momentin që Paulo Dybala refuzoi kalimin te Manchester United.

“Pati një moment që Juventusi ishte shumë pranë transferimit të Lukakut, dhe nëse ky i fundit sot vesh fanellën e Interit, është për shkak të Paulo Dybalës për refuzoi transferimin te Manchester United, pasi të dy klubet patën një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë. Më pas Lukaku, i ndikuar edhe nga afeksioni i tifozërisë, vendosi të transferohet te Interi, ku ishte edhe një trajner që e simpatizonte shumë”, deklaroi Pastorello.