Nga Endri Xhafo

Kush mendon se ambasadorja e SHBA nuk e di që flamuri amerikan në Shqipëri e Kosovë është në çdo prot estë apo tryezë bisedimesh, e ka gabim! ???? Edhe këta që nuk lënë lindje binjakësh pa analizuar, dhe e kalojnë muhabetin e flamurit me batuta dylekëshe, bëjnë humor të sforcuar. Përpara se të shkoni te ambasadorja, kujtohuni pak ça tha Presidenti në fund të miti ngut. Dhe Meta nuk është bu dalla. Ndonjëherë mund të sillet si sh ejtan-bu dalla, por kurrsesi nuk është i tillë. Përse bëhet folklorik, ulet në gjunjë dhe bën pantallonat pis, gjen një “Marigo” që t’i mbajë flamurin për ta puthur dhe bëhet më kuqezi se Aleanca Kuq e Zi, duke të nxjerrë mallin e Kreshnik Spahiut? Sepse në aq vjet sa ka në politikë, e ka mësuar që kështu i do mushka drutë! Një pjesë e popullit këtë do të dëgjojë. Dhe presidenti po mbush bosh llëqet e Bashës dhe të Monës nga karrigia e “garantit të Kushtetutës” dhe “Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura”, në atë pikë sa ta kompleksojë zotin Basha që të nxisë zyrën e shtypit të PD të dërgojë njëra pas tjetrës në grupin e WhatsApp-it fotot dhe “mesazhet e kryetarit Basha gjatë protestës”, në të cilën ai kishte thënë se do të merrte pjesë si qytetar i thjeshtë! Por vijmë te mesazhet e presidentit:

Në fund të fjalës së tij, në dukje pa shumë lidhje me thelbin, Presidenti evokoi popullin trim rumun që i tregoi vendin Çausheskut! Seriozisht?! Përpara 30 vjetësh, më 1989?! E ça do me thënë më këtë? Që ti po kër cënon Ramën me vd ekje? Me gjyq popullor? Apo me Forcat e Armatosura, komandant i përgjithshëm i të cilave ti je, në kohë lufte? Presidenti pastaj evokoi Shtetet e Bashkuara, duke thënë me tone sovraniste që do t’ia kishte zili edhe gjenerali De Gaulle, se ai nuk i ka Shtetet e Bashkuara të parat, por të parën ka Shqipërinë, por duke shtuar fill një thirrje publike për të tërë, për të bërë çdo gjë për Shtetet e Bashkuara që nuk dëmton Shqipërinë!

Çfarë?! E para njëherë, përse përmendet Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë kontekst, duke bërë një lidhje pa lidhje me shqiptaro-amerikanët e ardhur nga Amerika për të marrë pjesë në mi ting, por që nuk do të zgjidhnin kurrë një politikan shqiptar, kushdo qoftë ai, përpara Amerikës? E dyta, kur u paskan kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës politikanëve, apo qytetarëve shqiptarë, që të bëjnë gjëra që dë mtojnë Shqipërinë? Mos vallë në ditët përpara miti ngut ke marrë ti ndonjë mesazh dhe ti, tani, sipas mënyrës tënde, po kthen një përgjigje? Sepse fill pas kësaj deklarate filloi të valëvitej edhe ai flamuri amerikan pas teje, për të cilin, në dukje, reagoi ambasadorja. Por nuk është flamuri problemi. Problemi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sigurisht, në Tiranë flasin përmes ambasadores së tyre të jashtëzakonshme dhe fu qiplotë, distancohen nga “mit ingu” në thonjëza! Distancimi i tyre nuk është nga e drejta e çdokujt për të protestuar në mënyrë paqësore, por distancimi i tyre është nga evokimi apo nënkuptimi i dhu nës përmes “Forcave të Ar matosura”, apo “popullit që do të ngrihet kun dër tira nisë”.

Distancimi është nga deklaratat për të shkuar në mes të Parlamentit për të firmosur shpërndarjen e tij, kur Kushtetuta, për të cilën betohen të gjithë, nuk ia njeh Presidentit këtë kompetencë! Distancimi është ndaj aventurave des tabilizuese në Shqipëri! Mirëpo edhe Presidenti nuk është budalla. As sovranist! Aq më pak De Gaulle. Presidenti është thjesht një politikan shqiptar që, sipas mënyrës së tij, po i dërgon tani një mesazh mazhorancës, por sidomos “rrugës së Elbasanit”, për t’u thënë që ai është ende një faktor politik, që nuk duhet inj oruar. Kaq. Mbijetesa politike e Ilir Metës është në lojë!