Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht duke miratuar raportin e vlerësimit për Shqipërinë. “Raporti i Komisionit Europian, vlerëson pozitivisht të gjitha hapat e hedhur nga raporti i fundit, vlerëson që përsa i përket vettingut ka ecur shkëlqyer, por edhe institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimi i reformës ka vlerësim maksimal” tha ai. Më pas Balla kishte një mesazh të qartë edhe për Presidentin Ilir Meta lidhur me tubimin sot pasdite. “BesëLikja me republikën e re janë bashkë për të penguar dhe d ëmtuar cdo lloj ecje përpara të reformës në drejtësi. Të dyja janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Cdo lloj prot este kundër reformës në drejtësi nuk do të pengojë këtë angazhim. Edhe gjyshja e mikut tim Bes Kallakut nuk e di fare cfarë është reforma në drejtësi dhe si mund të çohet përpara.

Shqipëria sot është gati për bisedimet për negociatat. Metodologjia e re dhe vlerësimi i sotëm i KE-së ka bërë që edhe vende skeptike. Jam i bindur se Franca do të jetë mbështetëse, pas këtij vlerësimi pozitiv sot, ndërsa për vendet e ulëta duhet të jemi më bashkëveprues për të informuar kolegët lidhur me gjithcka kemi bërë. Presidenti e ka humbur prej shumë kohësh për të qenë njeriu i unitetit, e ktheu Presidencën në një prej selive të opozitës. Është mirë ta legalizojë këtë, mund të jetë një prej 4 drejtuesve të opozitës, por jo president’ tha ai.