Koronavirusi ka pezulluar thuajse të gjitha ligat evropiane të futbollit, përfshirë këtu edhe atë spanjolle, La Liga-n.

Në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, është shprehur optimist në lidhje me përfundimin e kampionatit spanjoll:

“Po kërkojmë të rregullojmë kalendarin e 30 vendeve, përveçse atë të Champions dhe Europa League. Nuk është e lehtë, po shikojmë zgjidhje të ndryshme. Ne do të donim që kampionati të rifillonte me 23 prill ose, në rastin më të keq, me 14 maj. Në rastin e mundësisë së dytë do të mund të luajmë 4 ndeshje në 10 ditë, duke marrë parasysh se nuk do të ishin vetëm të La Liga-s, por edhe të kompeticioneve europiane. Nëse kampionati do të përfundonte përtej 30 qershorit, do të ishte një problem”.

“Humbjet ekonomike? Janë 28% të kontratave televizive, për një shifër që i kalon 500 milionë eurot. Klubet nuk do të shkonin në krizë falë kontrollit që bëhet mbi financat e klubeve. Megjithatë, keto klube nuk do të ishin kompetitiv për disa vite”, ka përfunduar Tebas.