Në daljet e tij publike përmes ERTV nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Edi Rama u shfaq me përkrenaren e Skënderbeut në sfond.Disa media hodhën dyshimin se përkrenarja e florinjtë e cila qëndron në selinë kryeministrore është zhvendosur në shtëpinë e Ramës.

Shefi i komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga reagoi duke mohuar të jetë përkrenarja e artë në shtëpinë e Ramës por thjeshtë një imitim.

“Meqë fantazia arriti në piken qe te shkruhet ne portalet e infektuara se qenka vjedhur përkrenarja e Skenderbeut nga kryeministri, ja ku është perkrenarja origjinale që pret në korridor meremetimin e Salles së Hartave! Kopje mund te porosisni tek Argjendari Pirro dhe t’i gezoni!”– shkruan Fuga krahas fotos, në reagimin në Twitter.