Nga Bashkim Kopliku

Bëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë që na organizoi “kryengritjen e Poliçanit” në 1992, kur unë isha ministër i brendshëm dhe ai deputet; kur unë, sipas tij “vr isja njerëz nga helikopteri turistik mbi Poliçan”; atëherë kur na morën pe ng oficerin e policisë, Pashkun, e kur u tha se organizatori ishte Iliri; atëherë kur policia, me urdhrin tim të prerë, hyri në Poliçan pa ar me, nuk pl agosi e as vr au njeri, siç na vr anë në Shkodër më 2 prilll 1991…., pavarësisht se “kryengritësit e Ilirit”, na do gjën disa makina, e na…. Natyrisht, fajtorët banorë në Poliçan, i kapëm si minjtë, po atë mbrëmje, në shtëpitë e tyre, por nuk VR AMË njeri, Mik, se atëherë mendonim se demokratët nuk duhet të vr asin, kur ka mundësi të mos vr asësh, as në Poliçan, as në bulevard etj. etj.

Mbase ishin shp ifje, ato për Ilirin në Poliçan, mbase nuk kishte një prapaskenë Berisha-Meta, siç u pat thënë!!! Unë nuk bëra punën as të prokurorisë, e as të presidentit të vendit, Sali Berisha, pavarësisht se, me të drejtë, më ank oheshin kolegët e Policisë, se po futen miq për të shpëtuar organizatorët e “kryengritjes”, se po detyrohen të ndryshojnë deklarimet fillestare disa oficerë policie, se po hyn politika, se po bëhen pazare mbi jetën e policëve. Kishin të drejtë ata: ishte go ditur Policia e shtetit, shokët e tyre! Mbase kështu na interesoi edhe “ne të PD-së”, atëherë, e shpëtoi Iliri nga ak uzat…. Po e përsëris: nuk di gjë 100% të sigurt, ka vetëm indicje, mund të jenë edhe shp ifje…, se ne kemi tradita të “lashta” për shpifje. Nejse, se rrash edhe unë në pozitat tuaja: dalje nga tema. Tema sot është Iliri nesër, në 2 mars 2020.