Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetarin Gjykatës së Rrethit Vlorë, Skënder Haluci. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar me 3 mars një seancë dëgjimore me kryetarin Gjykatës së Rrethit Vlorë, Skënder Haluci. Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia pasi ka dëgjuar dhe shqyrtuar faktet dhe provat sot mori vendim për shkarkimin e tij nga detyra pasi nuk mundi të justifikojë pasurinë.

Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m 2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2004 deri në vitin 2016 gjyqtari Skënder Haluci nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas. Sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimi e shkarkimit nga detyra të kryetarin Gjykatës së Rrethit Vlorë, Skënder Haluci.