Portieri i Liverpool, Alisson Becker, ka folur në lidhje me momentin e vështirë që po kalon futbolli, pasi epidemia e koronavirus ka prekur gjithë botën dhe ka detyruar shtetet që të urdhërojnë karantinim dhe vetëizolim, në shumicën e vendeve.
“Nuk kam asnjë kontakt me shoëkt e ekipit. Me të vetmit që kam kontakt janë fizioterapisti dhe trajneri i portierëve. Kaq! Dhe atyre u qëndroj në distancë. Stërvitje dhe më pas shtëpi. Duhet të bëjmë vetëm këtë gjë, nuk kemi rrugë tjetër”.