Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në “Facebook” një fotografi, ku tregohet dora e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe dy unaza që ajo mban. Përbri fotos, shkruhet se ambasadorja mban në dorën e saj dy unaza, një që ia ka dhuruar nëna e një që e ka blerë kur ka nisur punë. Me këtë mesazh, ambasadorja e SHBA në Tiranë uron festën e nënës, Ditën e Grave.