Numri dy i qeverisë, Erion Braçe kërkon nga qytetarët që të ruajnë distancat me njëri-tjetrin për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan që njerëzit të mos puthen në faqe me njëri-tjetrin, ndërsa u kërkon të rrinë në shtëpi.

“Është ditë e gjatë përsëri;Mos harroni: Mbani distancë dhe cilido që keni përballë!Mos takoni duart, mos u përqafoni, mos u puthni nga tre herë në faqe!Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjeçare, por duhet bërë dhe duhet bërë tani!Improvizoni si në video nëse su rrihet pa takuar njerëz;Mbani distancë si në foto nga cilido tjetër;Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!”, shkruan Braçe.