Ndërkohë që bota po lufton ndaj koronavirusit, COVID-19, detyra jonë e vetme si qytetarë është të qëndrojmë brenda dhe nëse kemi probleme shëndetësore të ngjashme me simptomat e COVID-19, të lajmërojnë mjekun e familjes dhe ambulancën.

Duke qënë se jemi në një kohë virozash, është e lehtë të ngatërrojmë gripin me simptomat e COVID-19, i cili deri në këto momente ka marrë 10 jetë në Shqipëri.

Por çfarë duhet të bëjmë nëse dyshojme se kemi COVID-19?

Pavarësisht numrit të lartë të viktimave, duhet të keni parasysh se 80 përqind e njerëzve mund t’a kalojnë këtë virus si një grip të lehtë, ndaj mos keni frikë!

Fillimisht lajmëroni mjekun e familjes ose ambulancën dhe shpjegoju atyre simptomat që të bëjnë të mendosh se ke COVID-19.

Është e rëndësishme të mos shkoni në spital vetë, në shumë vende sot ky veprim quhet krim, pasi mund të bëhesh burim për përhapjen e virusit.

Nëse mjekja e konsideron rastin tuaj urgjent, mjekja do të të udhëzojë që të bësh testin e koronavirusit, dhe të vetëizolohesh në banesë larg pjestarëve të tjerë të familjes.

Nëse keni probleme me frymarrjen dhe dhimbje në gjoks ose presion, duhet patjetër të kërkoni me këmbëngulje asistimin e mjekëve për shqetësimet që keni.

Por nëse keni simptoma të lehta, duhet të siguroheni të mos ua transmetoni virusin familjes dhe të vetëkarantinoheni për disa ditë, pasi me një kujdes të veçantë, virusi mund të kalojë për 2 javë njësoj si gripi sezonal, shkruan “abcnews”.

Kini kujdes të mbuloni gojën me brryl kur kolliteni dhe të përdorni shami kur teshtini, dhe mos harroni të mbani nën kontroll temperaturën, një ndër simptomat më shqetësuese të COVID-19.