Sipas asaj që ka referuar Claudio Raimondi, gazetari i Sportmediaset, një lamtumirë e Boban në fund të sezonit te Milani është e pashmangshme, duke qenë se pronari i kuqezinjve, Elliott, ka besim të plotë të njeriu i zgjedhur:Ivan Gazidis!Gjithçka nisi me krisjen e raporteve mes administratorit dhe drejtuesve Boban dhe Maldini kur zgjodhën si trajner Marco Giampaolo, për ta hequr më pas. Një sezon i nisur gabim në një zgjedhje të nxituar. Gjithçka ka vazhduar më pas edhe me disa investime në merkato, edhe pse Ibrahimovic ishte dëshira e të dy palëve.Gazidis vepron individualisht dhe sidomos me krahun e tij të djathtë, njeriu që ka buxhetin e Milanit në dorë: Hendrik Almstatd, ish i Aston Villa, që ka zgjedhur Rangnick (arkitektin e suksesit te Salzburg dhe Leipzig). Te Milani i ri, nëse Boban dhe Maldini largohen, do të ngjitet në detyrë shefi i scout, Moncada, që ka bërë disa zbulime interesante.Por, “Corriere dello Sport” flet edhe për një mundësi që Fabio Capello të emërohet në klubin e Milanit, një rikthim i tij, që dikur ka qenë lojtar dhe trajner. Capello do të ishte unaza lidhëse me institucionet në Itali!