Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se ka nisur që sot operacioni humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë në atdhe.

“Gati skuadra fluturuese e shpëtimit Air Albania. Nisim që sot operacionin humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptar që përmbushin kriteret e vendosura nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Jemi me mendje e zemër me ju”, bën të ditur minsitrja Balluku.

Qeveria Shqiptare nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse shqiptare do të kryejë fluturime riatdhesimi falas nga vende të ndryshme drejt Tiranës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se janë 1 379 qytetarë shqiptarë që presin të kthehen në vend.