Kryeministri Rama ka ashpërsuar tonet me personat që nuk u binden “shtetrrethimit” apo vazhdojnë e kritikojnë për masat e ashpra që ka ndërmarrë qeveria për të mos lejuar përhapjen e Koronavirusit.

Në një komunikim live nga facebook Rama, u tha kritikëve se po po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona dhe u bëri një pyetjeve atyre: kush po u çon qese dhe euro italianëve?!

“Më ra taksirati që të jem unë në rolin e tij babai sot dhe të hesht dhe t’ju ushqej me iluzione. Sot iluzionet mund të vrasin njerëz. Si ka mundësi që s’doni ta kuptoni të vazhdojë të garantojë jetën normale të askujt, por duhet të garantojë jetën e secilit prej jush.

Kaq të vështirë e keni ta kuptoni që s’po përplasemi me një mur të vdekurish pikërisht se po bëjmë gjënë e duhur. Çfarë vdekje nga urie flasin disa, se shqiptarët nuk vdesin nga uria në asnjë kohë. Pse nuk doni ta kuptoni që është luftë e pashoqe, është herë e parë që në këtë luftë nuk e sulmon armikun, por vetëm duhet të mbrohet prej tij.

Çfarë do me thënë mos na trego video, mos bëj shou, mos u tall me popullin kur shikoni informacionet e përditshme kur publikoj informacionet nga operacioni humanitar.

Pse nuk pyesni kush po u çon qese në Itali, apo kush po u thotë mos paguani drita dhe po u derdh euro.

Pyetini, pse nuk pyesni në Angli dhe Francë, sa qese po marrin në shtëpi nga shteti, sa euro apo sa dollarë po u derdhen në konto, apo sa taksa u kanë falur.

Pse nuk doni ta kuptoni se po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona. Po të ishin mundësitë unë do kisha bërë shumë më shumë për ju.

S’ka rëndësi sipas jush shteti duhet të shpërndajë lekë edhe pse punonit në të zezë. Ankoheni dhe shani për pensionistët se s’dinë të aplikojnë online. Çfarë doni t’ju them bravo. Unë ju ka më thënë që pensionistët nuk aplikojnë se s’ju lejohet të dalin nga shtëpia.

Të vetmuarit do i ndihmojmë derë me derë. Ky që jam me të mirat dhe të këqijat do vazhdoj të bëj që kjo luftë të mos përfundojë me qindra dhe mijëra të vdekur. Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot, ashtu nuk do ju le në mëshirë të fatit ata që po presin të hyjnë në shtëpitë e reja. Ju thash që do ju ndihmoj më pagën e luftës ata që u është mbyllur biznesi. U thash që do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike”, tha Rama. (TemA)