Nuk ka munguar konsiderata e Italisë në lidhje me solidaritetin e mjekëve shqiptarë, për t’iu bashkuar kolegëve të tyre në vendin fqinj për të ndihmuar në luftën e COVID-19.

Përpos mediave kanë qenë të shumta mesazhet e qytetarëve që mirëpresin ekipin e mjekëve shqiptarë.

30 mjekë nga Shqipëria do të nisen sot në orën 16:00 Bergamo të Italisë, ku do të qëndrojnë për një muaj dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.

Prestigjiozja italiane ‘Corriere’ i ka bërë jehonë këtij lajmi, duke shkruar se kjo ndihmë vjen pas marrëveshjes së Ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe Kryeministri Rama.