Në qiellin e “Wembleyt” Pep Guardiola dhe Manchester City ngrenë një tjetër trofe. Bëhet fjalë për Carabao Cup ose Kupën e Ligës të cilën e fiton për vitin e tretë radhazi. Në finale City mposhti 2-1 Aston Villan me gjithçka që ndodhi në pjesën e parë. Kun Aguero shënoi golin e parë ndërsa Rodri shtoi të dytin dhe Samata vetëm sa ngushtoi diferencën.

Roma mposhti 4-3 Cagliarin në transfertë, siguroi fitoren e dytë radhazi dhe mbetet në garë për një vend në zonën Champions. Ai që shkëlqeu më shumë se të tjerët ishte sulmuesi Nikola Kalinic me dy gola dhe nga një e shtuan Justin Kluivert e Kolarov. Për vendasit dygolësh realizoi Joao Pedro.